Rama takim me kanidatët e Tiranës: Në 11 maj mund të marrim 1 milion vota
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të hënë një takim me kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë në qarkun e Tiranës.
Në fjalën e tij, Rama përgëzoi personat që i janë bashkuar Partisë Socialiste duke braktisur partitë e tjera të mëdha. Shefi i qeverisë theksoi se PS është një parti e madhe, e cila ka vend për të gjithë.
Kryesocialisti u ndal edhe te zgjedhjet e majit, ku tha se, bashkë me votën e diasporës, mbështetja ndaj Partisë Socialiste mund të shkojë në afërsisht 1 milion vota.
Rama shtoi se zgjedhjet e majit kanë një rëndësi të veçantë, pasi situata gjeopolitike e bën integrimin në Bashkimin Evropian më real se kurrë.
“Ndryshe nga herët e tjera, kemi një karakteristikë të re, të shumëpritur për mua personalisht. Në skuadrën e 11 majit kemi në të gjithë ekipin tonë një përbërje domethënëse të atyre që kanë kaluar nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne, pasi në një proces të gjatë kanë parë se sa e kotë është të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin dhe njerëzit duke kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh.”
“Është e mirëpritur për mua, sepse besoj se PS është më e gjerë se vetvetja. Është shumë më e gjerë se perimetri i anëtarësisë dhe shumë më e gjerë se sa shumëkush brenda nesh e percepton, duke harruar që, në fund të ditës, ne jemi mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve dhe shqiptareve. Me votën e diasporës, ky numër mund të shkojë në 1 milion.”
“Është e pamundur të mos mendojmë dhe të mos përpiqemi që këtë forcë ta vëmë në dispozicion të gjithëve, pavarësisht dallimeve. Ne duhet të jemi të gatshëm që PS t’ua vëmë në dispozicion atyre që ndajnë me ne qëllimet e mëdha. Dhe askund më parë, që kur unë kam qenë në krye të PS-së, nuk ka pasur një moment zgjedhor si ky.”
“Nuk ka pasur zgjedhje të tjera me një peshë gjeopolitike si kjo. Për herë të parë, mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale dhe e prekshme,” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia