Rama takim me operatorët turistikë në Gjermani: Duam të jemi kampionët e Ballkanit

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Rama zhvilloi në Berlin një takim me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, si dhe botues e drejtues të revistave prestigjoze për turizmin, në një diskutim mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim.

Në nisje të takimit, mikpritësi i eventit u shpreh se Shqipëria ka zgjuar ndjeshëm interesin e turistëve gjermanë, i cili vitin e kaluar u rrit me 60 %, krahasuar me periudhën e para Covidit, duke theksuar se Shqipëria është qartësisht një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë.

“Të nderuar ministra, miq, nuk është hera e parë kjo, që Shqipëria më befason.  Sinqerisht dija shumë pak për vendin tuaj. Kur u takuam për herë të parë më treguat një anekdotë të shkurtër që shpresoj ta kujtoj si duhet, në të kundërt do duhet të më korrigjoni ju më vonë në fjalën tuaj. Nëqoftëse dikush troket në derën e shqiptarit do trajtohet si mik dhe i ftuar. Mu duk kjo frymëzuese, mu duk përmbledhja e përsosur për Shqipërinë.

- Advertisement -

Faktikisht besoja se e kisha zbuluar unë Shqipërinë për gjermanët. Kur kontrolloj shifrat në Holidaycheck mësoj që nuk jam i fundit, por absolutisht as i pari që e kam zbuluar Shqipërinë.

Trafiku në faqen tonë të internetit vitin e kaluar tregoi se interesi për Shqipërinë u rrit me më shumë se 60%, krahasuar me periudhën e para Covidit.

Shqipëria qartësisht është një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë.  Besoj që nisja e bashkëpunimit në turizëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë është një përputhje e shkëlqyer”, u shpreh ai.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit dakordësuan se Shqipëria ka një potencial të shkëlqyer në tregun gjerman dhe treguan interes për atë çfarë mund të ofrojë turizmi shqiptar në të ardhmen,

“Unë përfaqësoj operatorët e vegjël turistikë dhe agjencitë e udhëtimit në Gjermani dhe jam shumë i interesuar të dëgjoj më shumë për vendin tuaj” – u shpreh një prej tyre.

“Jam kryeredaktor i Travel Book që është revista më e madhe e udhëtimeve online në Gjermani dhe si çdo gazetar jam shumë, shumë kureshtar për Shqipërinë dhe çfarë vjen më pas për të”, u shpreh një tjetër përfaqësues i një prej revistave më të mirënjohura në fushën e turizmit.

Ndërsa Kryeministri Rama, teksa mori fjalën, u shpreh mes të tjerash se objektivi i qeverisë shqiptare për vitin 2030 është që Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm.

“Më lini t’ju them se kurrë, asnjëherë, nuk ma kishte marrë mendja të kisha kënaqësinë edhe të isha me kaq shumë gazetarë që nuk interesohen për politikën, por për jetën. Kjo është e jashtëzakonshme dhe faleminderit për këtë!

Së dyti, kurrë nuk do ta kisha imagjinuar të nisesha për të drekuar me 4 vetë dhe aty gjeta 40 vetë. Kjo është shenjë e mirë, Ndoshta Gjermania po ngrohet.

Së treti Gjermania po thyen protokollet. Është një shenjë vërtetë e mirë.

Sot erdha se më në fund, ne kemi, jo vetëm një prezencë shumë të mirë këtu, por kemi çka të tregojmë dhe çfarë të themi për t’i ftuar njerëzit të vijnë.

Ka qenë një rrugë e gjatë. Na u desh ta nisnim nga një pozitë vërtetë e keqe dhe praktikisht me shumë paragjykime që duhet t’i luftonim. Nuk ka përfunduar. por fakti qe jeni këtu tregon se kemi ecur në drejtimin e duhur.

Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo bregdetin e bukur apo malet e jashtëzakonshme, por ka edhe mikpritje e mirëfilltë dhe atmosferën e ngrohtë brenda saj.

Ne ia dolëm. Turizmi ynë po rritet. E kemi nisur nga zero e tashmë kemi më shumë se 260 destinacione agroturistike e po përmirësohen më tej.

Kur vjen fjala për të huajt, Shqipëria është vendi më i mirë dhe mrekullueshëm  sepse ju trajtoheni si në shtëpinë tuaj”, tha Rama.

 

LEXO GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Paralajmërimi për protesta, Krrashi: Çfarë duhet të bënte opozita para zgjedhjeve

Lavdrim Krrashi ka komentuar paralajmërimin e opozitës për nisjen e protestave pas humbjes në zgjedhjet lokale që u fituan nga PS. Në një intervistë për...

Analisti i drejtohet ashpër deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti Alban Daci ka kritikuar në sy deputeten e PD-së Ilda Dhori, duke thënë me nota të larta ironie se ajo nuk e di...

Kurti: Demokracia s’mbahet peng, kryetarët e komunave në veri kanë mbështetjen tonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër pjesmarrjes së ulët në zgjedhje për shkak të bojkotit...

TË FUNDIT

Paralajmërimi për protesta, Krrashi: Çfarë duhet të bënte opozita para zgjedhjeve

Lavdrim Krrashi ka komentuar paralajmërimin e opozitës për nisjen e protestave pas humbjes në zgjedhjet lokale që u fituan nga PS. Në një intervistë për...

Analisti i drejtohet ashpër deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti Alban Daci ka kritikuar në sy deputeten e PD-së Ilda Dhori, duke thënë me nota të larta ironie se ajo nuk e di...

Kurti: Demokracia s’mbahet peng, kryetarët e komunave në veri kanë mbështetjen tonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër pjesmarrjes së ulët në zgjedhje për shkak të bojkotit...

Ankimuan rezultatin në Bashkinë e Bleshit, shtyhet vendimi i KAS për kërkesën e BF

Është shtyrë vendimi i KAS për kërkesën e BF që ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të kutisë së burgut te Kosovës në rezultatin për...

Situata në Veri, NATO: Do të dërgojmë 700 trupa të tjerë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Veri të Kosovës. Në një deklaratë për...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×