Rama takim me shqiptarë në Luksemburg: Çfarë na pengon për votën e emigrantëve

8 Shkurt 2024 | 14:49

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksenburg.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk ishte shumë i njohur me kontekstin, mënyrën e jetesës dhe problematikat e tyre atje dhe shtoi se donte të informohej më shumë.

Lidhur me votën e emigrantëve, Rama tha se momentalisht është e pamundur pasi Shqipëria nuk ka një regjistër të dhënash të shqiptarëve në vende të ndryshme të botës.

“Vlerësoj shumë që keni marrë mundimin që jeni këtu dhe nuk dua t’ju mbaj fjalim sepse besoj se është më e arsyeshme që ta konsumojmë këtë kohë në formë bashkëbisedimi. Nuk mund të pretendoj se e njoh mirë kontekstin ku ju jetoni dhe problematikat që ju keni.

Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshirash, por e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi sot një regjistër të shqiptarëve nëpër botë. Kemi bërë disa tentativa, por… Kjo çështja e databazës na pengon shumë për të bërë të mundur votën e emigrantëve”, tha Rama.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se komuniteti shqiptar në Luksemburg është i integruar më së miri në administratë, banka e kompani të mëdha.

“Luksemburg – Kënaqësi e posaçme bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin”, ka shkruar Rama në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026