Rama takon Erdogan në Stamboll: Turqia është çelës për stabilitetin e Evropës
Këtë të premte kryeministri Rama ishte në Stamboll ku mori pjesë në forumin botëror TRT dhe u takua me presidentin turk Erdogan.
Nga Stambolli ku mori pjesë në forumin botëror TRT, kryeministri Rama deklaroi se agresioni rus ndaj Ukrainës është një sulm ndaj të gjithë kontinentit.
Për Ramën është e rëndësishme një platformë europiane për t’u përballur pasojat që vijnë nga lufta.
“Dua te ndaj me ju bindjen time se sulmi kundër Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Është një sulm kundër të gjithë kontinentit euro-atlantik. Kriza e çmimit të energjisë dhe inflacioni i luftës janë armët që synojnë të gjunjëzojnë pjesën tjetër të Europës e të ndryshojnë arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi Turqinë dhe veçanërisht presidentin e saj për stabilitetin e Europës.
“Pa Rexhep Taip Erdogan muret e Europës nuk do të kishin qëndruar në këmbë. Turqia është kyç për stabilitetin e Europës dhe po të përfytyronim për një moment të vetëm të kundërtën mendojeni se sa frikshëm do të binte Europa nëse dera e saj e pasme nuk do të ruhej kështu nga Turqia”, u shpreh Rama.
Në këtë forum kryeministri Rama zhvilloi një takim me presidentin turk Erdogan ku diskutoi mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje
3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re