Rama-Të rinjve: Me 30 mijë paund bëni ekonomi në Kukës, mos ikni në Angli

27 Shtator 2022 | 11:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish largimin e emigrantëve, të cilët japin para për të shkuar në Britani.

Në konferencën e bilancit të sezonit turistik veror, numri një i qeverisë, edhe pse u kritikua për deklaratën e tij pak ditë më parë, theksoi sërish se kuksianët me 30 mijë paundët që japin për të shkuar në Angli mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës.

“Investimet që po bëhen janë të një propocioni që e mundëson rritjen e qarkullimit në turizëm. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme shumë të mira dhe është i garantuar me Aeroportin e Mynihut, që do të jetë operator i Aeroportit të Vlorës.

Aeroporti i Sarandës do të jetë në kantier. Aeroporti i Kukësit ka hapur perspektivë të re dhe ne po shtyjmë për investime të rëndësishme në zonën e Kukësit përsa i përket turizmi. Është kollaj të qeshësh e të helmosh, por unë e përsëris: se të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke ua lënë kursimet në dorë trafikantëve në kërkim të një parajse që nuk kanë për të gjetur në Angli, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës. Këtë e them bazuar në realitetin e agroturizmeve që janë ndërtuar. Ne do mbështesim të gjithë ata të rinj që duan të bëjnë një agroturizëm. Nga agroturizmi do fitonin më shumë se puna në të bardhë apo të zezë që do të bëjnë në Angli”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026