Rama thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit
Kryeministri Edi Rama iu bëri sërish thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi që të votojnë për zgjedhjet e 11 majit me qëllimin e vetëm afirmimin e përkatësisë evropiane të vendit.
Në komunikimin e tij në rrjetet sociale përmes rubrikës ‘Sy më sy’, Rama e cilësoi 11 majit një shans historik për t’iu dhënë shqiptarëve pasaportën evropiane që do t’i shohë të barabartë mes evropianëve.
“Ju lutem shumë është shumë e rëndësishme se çfarë do të mbjellim më 11 maj, për të korrur më në fund atë që presim prej dekadash dhe shekujsh. Afirmimin e përkatësisë tonë evropiane dhe ndryshimin e statusit si vend, popull e individ këtu në mes të Evropës, ku me vendimin e 11 majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj. Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë. Vlen në nivelin kombëtar, lokal, familjar dhe personal. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re. Ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re. Për ju që jeni në Greqi do të vijë, për ne dhe për ju, një pasaportë e re, e pasaporta e qytetarit evropian, pasaportë kuq e zi. Vota për ata që janë regjistruar është një mund i vogël, por edhe kontribut i madh. Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90 për qind e zarfeve. Mos e lini për ditën e fundit. Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Flogert Muça: Pas 12 vitesh Rama ende i pari në pëlqyeshmëri, doktori…
- Rama komenton përplasjen e deputetit Nallbati: PD ka sjellë në parlament një rrugaç
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë
- 09:43 Tensionet jashtë Kuvendit, policia shpërndan me ujë protestuesit (VIDEO)
- 09:43 Konferenca e Kryetarëve, opozita debat për mosrealizimin e Reformës Territoriale