Rama thirrje për kursimin e energjisë: Të sensibilizojmë fëmijët
Kryeministri Rama solli edhe njëherë në vëmendje kursimin e energjisë ndërsa ishte i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të shkollës “Andrea Stefani” në kryeqytet.
“Klasat e këtyre shkollave të reja kanë një teknologji ndriçimi që është me kursim energjie dhe që ndizet apo fiket automatikisht. Kjo e lehtëson këtë barrë të madhe, por kjo nuk mjafton. Duhet që në të gjitha shkollat të sensibilizohen në radhë të parë fëmijët dhe fëmijët kthehen pastaj në këshilltarët e prindërve nëpër familje,” deklaroi Rama.
Kryeministri bëri thirrje dhe theksoi domosdoshmërinë për të mos harxhuar energji të panevojshme.
Shkolla “Andrea Stefani” do të mirëpresë nxënës të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës.
Sipas Ramës tashmë nxënësit që mësojnë në këto shkolla, mësuesit që punojnë dhe prindërit që ndërveprojnë do të mund të ndihen njësoj me ata të Bashkimit Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri
Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqtë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton
- 10:05 Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League
- 09:57 Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri
- 09:48 Gjykata rrëzon përpjekjet e Trump për shtyrë pagimin e dëmshpërblimit 5.8 milionë dollarësh ndaj Jean Carroll