Rama tregon arsyet pse do zhvendoset porti aktual i Durrësit

24 Nëntor 2022 | 12:54

Kryeministri Edi Rama ka tregur disa nga arsyet se përse do të zhvendoset porti aktual në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se porti nuk mund të qëndrojë në zemrën e një qyteti turistik, ku ndot ajrin, shkatërron akustikën dhe ku nuk ka mundësi zgjerimi.

Ndër të tjera, Rama nuk kurseu edhe akuzat ndaj opozitës, e cila e kundërshton projektin.

“Çdo punë, çdo punë që ne nisim, këta e pagëzojnë si aferë të madhe, fisi Gagaçopoli. Njëri nga mufot, me buzët që i janë njollosur brisk nga urrejtja gërryese e 110 vjetëve dhe mne sytë e zbardhur nga një helm i pakurueshëm në gjak, i cili e bën show-n në çdo shpresë të re, një aferë të madhe. Një shpresë për përmbysje me dhunë të regjimit, lebetitej sesi mund të hiqej që aty porti më i madh i vendit.

Epo pikërisht edhe për atë hiqet aty, sepse është porti më i madh i vendit dhe nuk mund të rrijë në zemrën e një qyteti turistik, ku jo vetëm ndot ajrin, ku jo vetëm shkatërron akustikën, ku jo vetëm degradon panoramën e qytetit mikpritës, por kur nuk ka edhe asnjë mundësi zgjerimi. Prandaj do ikë që aty, për t’ia përshtatur pikërisht kohës së sotme, jo vetëm për turizëm, por për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti, në ekonominë e krejt Ballkanit Perëndimor”, theksoi kreu i qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026