Rama u kërkon falje shqiptarëve: S’kam gabuar për të përfituar nga të tjerët

20 Korrik 2022 | 09:08

Të mërkurën, një ditë pas çeljes së negociatave në Bruksel u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit të Bashkimit Europian në godinën e kryeministrisë.

Edi Rama falënderoi partnerët ndërkombëtar, ndërsa u shpreh se rruga drejt anëtarësimit tashmë bëhet më e vështirë.

Ai u zotua të shtojë angazhimin dhe të ngrejë qeverisjen në një nivel të ri, ku përmendi dhe mbështetjen për lirinë e medias.

Ndër të tjera kryeministri u kërkoi falje shqiptarëve, për gabimet të cilat është i vetëdijshëm dhe ato që ende nuk i ka kuptuar, ndërsa siguroi se s’ka bërë asnjë gabim me qëllim përfitimin në kurriz të të tjerëve.

“Nga thellësia e shpirtit ju them sot të gjithëve se kurrë s’kam qenë më i bindur dhe më i motivuar për ta merituar besimin e tyre (shqiptarëve). Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë europiane,” – u shpreh Rama.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026