Rama viziton shkollën në Peshkopi: Arsimi profesional, jo vetëm për nxënësit e dobët

16 Nëntor 2023 | 10:45

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë në shkollën e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”, në Peshkopi, ku pa nga afër punën e kryer për rikonstruksionin e e këtij institucioni.

Shkolla e mesme ofron kushte të mira për 300 nxënës të profileve të ndryshme si hoteleri-turizëm, informatikë, ekonomik, por edhe për stafin e mësuesve të kësaj shkolle.

Në bisedën me mësuesit, Kryeministri Rama theksoi se shkollat profesionale mund t’i zgjedhin të gjithë nxënësit, pavarëisht rezulateve të tyre. “Shkollat profesionale, nuk janë shkolla vetëm për ata që  janë me nota të ulëta në 9-vjeçare dhe në gjimnaz, – shkollat profesionale janë dhe për ata që janë të shkëlqyer, që shkojnë dhe marrin mësime informatike apo të ndryshme, – por sidomos për ata është mundësia e një zanati. Ndryshe do harxhojnë kohën, do harxhojnë të ardhurat e familjes dhe në fund do ngelen si peshku pa ujë pa asgjë. Ndërkohë që marrin një zanat, e kanë një çelës në xhep.” – u shpreh Kryeministri Rama.

“Shkollë profesionale që nuk ka pasur rikonstruksion  ndonjëherë.  Nuk ka patur ndonjëherë këtë pamje, këtë qasje dhe këtë vëmendje. Shumë faleminderit! – u shpreh drejtuesja e shkollës, e cila tha se aktualisht shkolla ka rreth 300 nxënës, një shifër që ka tendencë të rritet me prurjet e reja të nxënësve nga gjimnazet. “Dje që kontrolluam sistemin janë rreth 60-70 nxënës që kanë kaluar nga gjimnazet në arsim profesional. Në total interesimet kanë arritur në 300, si shprehje interesi. Tani po punojmë që të kthehen në aplikime në sistemin dixhital, pra çdo nxënës ka mundësinë që të transferohet nga gjimnazi deri në fund të dhjetorit përmes aplikimit në e-albania. Është shumë e thjeshtë mund të transferohen dhe të vazhdojnë mësimin dhe të marrin një kualifikim profesional.” – shpjeguan mësuesit.

Shkolla frekuentohet, jo vetëm nga të rinjtë e qytetit, por edhe nga nxënës të zonave rurale te qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve Mat e Bulqizë, për të cilët ofrohet edhe mundësia e akomodimit në konvikt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026