Rama: Zgjatja e vetingut lajm i mirë, të vazhdojë të pastrojë llumin

10 Shkurt 2022 | 21:50

Çdo gjë që bashkon është diçka pozitive, tha kryeministri Edi Rama i pyetur lidhur me vendimin e PD për të votuar pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.

I pyetur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS, Rama e cilësoi një lajm shumë të mirë zgjatjen e afateve të vetingut, si e vetmja rrugë për të vijuar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga llumi.

“Çdo gjë që bashkon është diçka pozitive, arsyet s’kanë rëndësi para faktit që sot kemi zgjatjen e mandatit për një proces që ka qenë i dhimbshëm, i vështirë me pjesët e veta shumë pozitivë. Nuk ka qenë perfekt, por proces pastrimi i një llumi të madh në drejtësi në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë. Në Shqipëri s’ka pasur kurrë një sistem drejtësie si në vendet që i shohim me zili.

Ajo që kemi bërë në kaq pak vite është e paprecedentë pasi kemi ecur me shpejtësi të skëterrshme që ka pasur edhe kjo kostot e veta që ai institucion i vetingut të vazhdojë të pastrojë llumin deri në fund pasi ka ende llum në gjykata”, tha kreu i qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit...
07:59 | 26/06/2026

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026