Rama: Zjarret verore sfidë e madhe, rrisim financimet dhe kapacitetet për pyllëzim

5 Dhjetor 2025 | 11:45

Duke folur në një takim me temë “Për ty, natyrë”, ku trajtoi prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, si dhe avancimin drejt një faze të re në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te problematika e zjarreve.

Ai deklaroi se sfidë e madhe mbeten zjarret gjatë verës dhe foli për rritjen e financimeve në sektorin për luftën ndaj tyre.

Rama tha se askush nuk e ka gjetur ilaçin për zjarret, por sipas tij duhet të rriten kapacitetet për pyllëzim.

“Jemi përballë një sfide të madhe, që e shohim çdo verë kur temperaturat rriten ndjeshëm: sfidë e zjarreve. Për këtë arsye, është e nevojshme të ndërhyjmë me kurajo dhe angazhim maksimal për menaxhimin e pyjeve. Rritja e kapaciteteve për pyllëzim është më e nevojshme se kurrë. Askush nuk ka gjetur ilaç për zjarret, të cilat kur ndodhin shkaktojnë dëme kolosale, por nuk mund të qëndrojmë duke përsëritur të njëjtën qasje. Vitin e ardhshëm do të rrisim financimet dhe intensitetin e pyllëzimeve. Sipas metrave katrorë të ndërtuar, do të kontribuojmë në shtimin e fondit të gjelbër”, tha ai.

Ai paralajmëroi një reformë të modelit të menaxhimit të pyjeve, si dhe ristrukturimin e dy agjencive të mbrojtjes së territorit dhe të pyjeve, duke i bashkuar ato në një institucion të vetëm.

Në kuadër të kësaj reforme, Rama paralajmëroi gjithashtu vendosjen e një sistemi kombëtar për monitorimin e biodiversitetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026