“Krimet mjedisore në rënie”, Rama prezanton reformën për mbrojtjen e natyrës

5 Dhjetor 2025 | 11:24

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në një takim me temë “Për ty, natyrë”, ku foli për prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, si dhe për avancimin drejt një faze të re në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, përmes modelit të administrimit unik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Rama paralajmëroi një reformë të modelit të menaxhimit të pyjeve, si dhe ristrukturimin e dy agjencive të mbrojtjes së territorit dhe të pyjeve, duke i bashkuar ato në një institucion të vetëm.

Në kuadër të kësaj reforme, Rama njoftoi edhe vendosjen e një sistemi kombëtar për monitorimin e biodiversitetit.

“Zonat natyrore në Shqipëri kanë qenë nën agresion të vazhdueshëm nga ndërtimet dhe ndotja, dhe më vjen mirë që bilanci i krimeve mjedisore ka shënuar një ulje të madhe dhe kemi arritur të vendosim nën kontroll territorin për ta mbrojtur nga ndërtimet pa leje dhe për të kufizuar ndotjen. Por ende asnjë nga këto elemente nuk është asgjësuar si problematikë dhe për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim, ne po bëjmë një menaxhim më të mirë dhe më të sigurt të pyjeve. Për këtë arsye, së bashku me Ministrin e Mjedisit jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve dhe natyrës, një reformë që do të fillojë nga ristrukturimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, duke i bashkuar ato për të siguruar bashkëpunim dhe funksionim të unifikuar. Menaxhimi i pyjeve duhet të standardizohet, sepse aktualisht sistemi është i fragmentuar,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026