Ramazani| Rama shtron darkën e Iftarit: Ndarje buke mes të fortëve dhe të dobtëve
Kryeministri Edi Rama, ka shtruar mbrëmjen e sotme një darkë iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Gjatë darkës, Rama mbajti edhe një fjalë të shkurtër, ku u shpreh se është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit.
Ai tha gjithashtu se Iftari është një ndarje buke mes më të fortëve dhe atyre më pak të fortë.
“Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo që angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje që na mbledh bashkë as feja, as gjuha, por ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, të cilës i gjejmë emra të ndryshëm, ose i gjejmë afërsinë e pakufizueshme. Pa u munduar ti vëmë emër i ndjejmë afërsinë e pakufizueshme.
Vakti i iftarit nuk është i pazakonshëm. Iftari është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit dhe atyre më pak të fortëve.
Është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërishëm pra lartësues. Unë sot bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve. E shoh të virtytshme edhe uljen e jo agjëruesve në tavolinën e iftarit”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)