Ritet e muajit të Ramazanit|Gjirokastër, të shumtë besimtarët myslimanë që agjërojnë

15 Mars 2024 | 18:42

Ndërsa muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë ka disa ditë që ka nisur, në qytetin e Gjirokastrës ata po zhvillojnë ritet religjoze të fesë Islame.

Në xhaminë e Pazarit karakteristik besimtarët myslimanë, të cilët po agjerojnë kryejnë faljet dhe ritet e tjera të këtij muaji të shenjtë.

“Gjithmonë në çdo vit ne shohim këtë ndryshim të madh ku  njerëz të ndryshëm vijnë për herë të parë në  xhami duke kërkuar atë paqe  shpirtërore, duke kërkuar atë lidhje me zotin  që ka nevojë çdo njeri  dhe duke u bërë kështu më të përkushtuar, sigurisht numri i besimtarëve  në Gjirokastër apo edhe jashtë saj  është gjithmonë e më shumë në rritje  dhe në mënyrë më specifike numri i personave që agjërojnë qofshin këta edhe  agjërues për herë të parë”, tha Aorel Senja, Myftiu i Gjirokastrës.

Mesazhet që përcillen gjatë riteve fetare janë për më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim midis njerëzve.

“Mesazhi i Ramazanit është një mesazh shumë i bukur, një mesazh që pak a shumë e lidh njeriun me Zotin e gjithësisë duke e bërë atë më të devotshëm, më mirënjohës, më falënderues ndaj Zotit, por nuk është vetëm ky mesazhi i Ramazanit  por gjithashtu është një mesazh, i cili  e bën njeriun më të mirë, më të edukuar në shoqërinë që ai jeton duke kontribuar gjithmonë  për mirë, duke shpërndarë  paqe, mirësi dhe begati në vendin që ai jeton”, tha Aorel Senja, Myftiu i Gjirokastrës.

Besimtarët myslimanë urojnë për një muaj të mbarë dhe agjërim të lehtë.

“Uroj gjithë besimtarët myslimanë  gëzuar muajin e Ramazanit,  dhe agjërim sa më të lehtë”, tha një djalë.

“Uroj të gjithë besimtarët  në qytetin tonë të bukur të Gjirokastrës, gëzuar muajin e Ramazanit,  gjithë besimtarët në gjithë Shqipërinë dhe në gjithë botën, ta kalojnë një muaj të gëzuar të paqshëm me begati dhe me hare,  gjithashtu lus Zotin e madhëruar për paqe, për mirësi,  për popullin tonë shqiptar dhe  për gjithë popujt e botës”, tha një tjetër djal i intervistuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026