Ramos gati për aventurën e re në Angli, spanjolli akord me ekipin e “qymyrxhinjve”
Mosha nuk e pengon aspak që të synojë që vitet e mbetura të karrierës t’i vijojë në një ligë të fortë në Evropë. Sergio Ramos është pranë kalimit në kampionatin anglez dhe, sipas mediave britanike, ka arritur akordin me Njukasëll. 38-vjeçari, Ramos, pak kohë më parë mbylli aventurën tek Sevilla, një ekip në të cilin kishte luajtur dhe më herët, ndërsa së fundmi mori disa oferta nga Arabia Saudite e MLS në SHBA. Duket se alternativa më e mirë ka qenë ajo e qymyrxhinjve, të cilët i kanë ofruar një kontratë Ramos, për të qenë pjesë deri në vitin 2026.
Konkurrenca në skuadër është e madhe, por kjo nuk është problem për të, pasi ka luajtur më herët edhe me Real Madridin e PSG-në, ku me Los Blancos fitoi dhjetra trofe. Sergio Ramos do të përfitojë plot 10 milionë euro në vit me Njukasëll, pagë mjaft e lartë për një 38-vjeçar, i cili pavarësisht karrierës në nivel të lartë, nuk ofron siguri, duke qenë se është në fundin e saj.
Pritet që ditët në vijim ai të zbarkojë në St James Park, ku dhe do të bëhet prezantimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima