Ranieri vlerëson Tottenhamin, kërkon fitoren e parë me Romën

28 Nëntor 2024 | 16:31

Pas humbjes në përballjen ndaj Napolit në kampionat, Claudio Ranieri synon të marrë 3 pikë me Romën në Europa League, ku luan ndaj Tottenham në transfertë. Kryeqytetasit kanë mbyllur përgatitjet, ndërsa në mbrëmje matin forcën me një skuadër, të cilën tekniku e njeh mjaft mirë, pasi më herët është përballur me të kur drejtonte Leicester Cityn.

“Është gjithmonë diçka e veçantë të luash në Angli. Përballemi me një skuadër shumë të mirë, e cila ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit në Europë, por ne do të luajmë lojën tonë dhe nuk kemi frikë”, deklaroi Ranieri në konferencën për shtyp. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra ndeshen në një kompeticion të UEFA-s.

Europa League zhvillon në total 18 sfida të cilat nisin në orën 18:45 për të vijuar më pas në mbrëmje, ku secila është e veçantë, për faktin se skuadrat janë të destinuara për të marrë pikë. Kujtojmë që në krye të renditjes qëndron Lazio me pikë të plota pas 4 ndeshjesh, e ndjekur më pas nga Ajax, Galatasaray, Frankfurt, Anderlecht, Bilbao, Tottenham e Steaua Bukureshtit. Në fund të klasifikimit qëndrojnë Maccabi Tel Aviv e Dynamo Kiev, të vetmet që nuk kanë marrë asnjë pikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026