Rezultatet e Serisë A: Fiton Interi, ndalet Napoli! Roma “konfirmon” krizën

4 Nëntor 2024 | 12:36

Gara për kreun në kampionatin italian është bërë edhe më interesante përgjatë javëve të fundit, ku vendi i parë i takon Napolit, i cili hodhi një hap fals të dielën. Fitore regjistruan Interi, Atalanta dhe Fiorentina. Tre herë kampionët e Serisë A, të cilët udhëhiqen nga Antonio Conte, pësuan një humbje 0-2 nga Atalanta, me heroi të bergamaskëve, Ademola Lookman. Kjo ishte humbja e dytë për Napolin në 11 javë, ndërsa ata numërojnë 25 pikë, duke mbajtur vendin e parë në klasifikim.

Në vendin e dytë qëndron Interi, i cili mposhti minimalisht në transfertë Venecian, me një gol të Lautaro Martinez. Argjentinasi ka shënuar 5 herë këtë edicion të kampionatit italian, ndërsa shënuesi më i mirë i zikaltërve është Thuram.

Fiorentina gjithashtu është në formë fantastike në kampionat, pasi në fundjavë mori një fitore minimale ndaj Torinos, duke qëndruar kështu në garë për kreun. E njëjta gjë vlen edhe për Juventusin, i cili nuk hasi vështirësi ndaj Udinese, ndërsa renditet i pesti, 4 pikë larg Napolit kryesues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026