Ndeshjet e Serisë A: Lazio ngjitet në vendin e 5-të, fitojnë edhe Roma e Fiorentina.

1 Nëntor 2024 | 11:18

Ky sezon ka treguar një Lazio me objektivat e qarta, një skuadër e cila synon kreun e tabelës, dhe deri më tani ia ka dalë të arrijë formën optimale.

Skuadra e udhëhequr nga Baroni ka arritur të rrëmbejë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe e sheh veten në vendin e pestë, 6 pikë nga kryesuesit e Interit. Të enjten erdhi 3 pikëshi i radhës, në duelin me Como në transfertë, i mbyllur në shifrat 1-5. Dopieta e Castellanos, Pedro, Patric dhe Tchaouna ishin autorët e golave, ndërsa për vendësit shënoi Mazzitelli.

Fitore regjistruan edhe dy ekipet e tjera të kampionatit italian, Fiorentina e Roma, këta të fundit me rezultat minimal, pas rrjetës së Dybala. Për ekipin vjollcë, heroi ishte gjermani Gosens me një gol të realizuar në fraksionin e dytë, e aq mjaftoi për të rrëmbyer fitoren e katërt në 5 javë.

Napoli është skuadra më e mirë deri më tani, me 25 pikë, 4 më tepër se Interi i vendit të dytë, ndërsa më pas vijojnë Atalanta, Fiorentina dhe Lazio. Juventus i gjashtë dhe Milani i tetë, shumë larg objektivave sezonalë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026