Raportet e sigurisë mes Shqipërisë dhe Iranit, DASH jep detaje për Euronews Albania

8 Prill 2026 | 16:36

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar për gazetarin e Euronews Albania, Thimi Samarxhiu lidhur me paralajmërimin e ambasadës Amerikane në Tiranë e cila deklaroi pak ditë më parë se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë amerikanët në Shqipëri. 

Në përgjigjen për Euronews Albania, DASH thekson se administrata Trump ka prioritet sigurinë dhe mbrojtjen e amerikanëve. Sipas tyre mesazhi është dhënë për t’u mundësuar amerikanëve të marrin vendime proaktive dhe të informuara për të qëndruar të sigurt.

“Administrata Trump nuk ka prioritet më të lartë sesa siguria dhe mbrojtja e amerikanëve.  Amerikanët që jetojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit mbështeten te informacioni ynë për të marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre.

Ambasadat dhe konsullatat e SHBA jashtë vendit dërgojnë mesazhe përmes programit Safe Traveler Alert Program (STEP), përfshirë edhe njoftime paralajmëruese (Alerts), për t’u mundësuar amerikanëve të marrin vendime proaktive dhe të informuara për të qëndruar të sigurt. Mesazhet STEP zakonisht fokusohen te ngjarje dhe kërcënime afatshkurtra.

Departamenti i Shtetit publikon gjithashtu Travel Advisories për të gjitha vendet. Këto këshillime janë dokumente më gjithëpërfshirëse që analizojnë të gjitha aspektet e sigurisë për amerikanët në një vend të caktuar”, thuhet në reagimin e DASH.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në fillim të muajit prill lëshoi një njoftim paralajmërues, duke informuar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.

Sipas ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë qendra turistike, tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026