Raporti i CRCA/ECPAT, rënie e ndjeshme e popullsisë rinore, shkak emigracioni
Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe tkurret. Të rinjtë janë gjithmonë e më pak në numër. “Raporti Kombëtar: Rinia në Shqipëri 2025” i hartuar nga CRCA ka nxjerr në pah se vetëm 22% e popullsisë është 15-29 vjec, duke vënë theksin tek emigracioni masiv si një ndër lementët që po përshpejton plakjen e vendit.
Sipas ekspertëve që e kanë përpunuar të dhënat të rinjve shqiptarë vijojnë të shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa “ikja e trurit” prek 35% të studentëve tanë që studiojnë jashtë.
Papunësia dhe mungesa e mundësive është një tjetër element i evidentuar ku thuhet se “Shkalla e papunësisë rinore mbetet mbi mesataren kombëtare, ndërsa mungesa e përvojës dhe sektori informal kufizojnë integrimin në tregun e punës.
Paraleshit, raporti ngre shqetësimin se krimet seksuale të kryera nga të rinjtë në vitin 2024 janë rritut me 20.5%, ndërsa dhuna ndaj vajzave mbetet shqetësim madhor.
Edhe iSIGURT.al raporton 407 incidente të abuzimit online , 66.8% më shumë krahasuar me vitin 2023. Bullizmi kibernetik, gjuhën e urrejtjes dhe përndjekja janë format më të përhapura.
Ekspertët rekomandojnë përmirësimin e arsimit profesional dhe kompetencave digjitale, krijimin e mundësive të qëndrueshme të punësimit, forcimin e politikave për të frenuar emigracionin dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit