Raporti i GRECO, Rama: Po përgatis një dallgë reformash të mirëqeverisjes
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe ministri i Brenshëm Ervin Hoxha morën pjesë sot në COD, për prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e punës qeverisëse, e cila ka bërë që Shqipëria të konsiderohet një lider rajonal në luftën kundër korrupsionit.
“Shqipëria u rendit ndër tre vendet në përmirësimin më të madh të qeverisjes. Shqipëria u ngjit 18 vende në renditjen globale
Nisur nga raporti, Shqipëria konsiderohet një lider rajonal në politikat kundër korrupsionit, me rezultatin më të lartë ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për përmasën e politikave antikorrupsion. Raporti shkruan se kjo është arritur duke tejkaluar ndjeshëm rajonin në fushat e parandalimit të korrupsionit dhe në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale.
Sipas raportit, përpjekjet për të parandaluar korrupsionin janë forcuar falë një kuadri gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional”, tha kryeministri.
Ai shpjegoi hapjen e të tjerë kapitujve që do çojnë në thellimin e punës së qeverisë kundër paligjshmërive.
“Theksoj se shumë shpejt do të vazhdojmë me hapjen e kapitujve të tjerë.
Ky nuk është një moment për t’u ulur, të gjitha këto janë motive të forta për të shkuar më tej. Jemi duke bërë përpjekje të gjithanshme për ta thelluar këtë progres duke përgatitur një ‘dallgë reformash’ të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit me përfshirjen e tre pushteteve të pavarura, atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Po përgatis një model unik për prokurorimet publike me inteligjencën artificiale, i pari model që do mbulojë 95% të procesit pa përfshirjen e njeriut”, tha Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin