Raporti i OBSH: 33.5% e vdekjeve të parakohshme vijnë nga problemet kardiovaskulare
1 në 6 persona në Europë vdesin përpara moshës 70 vjeç si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit ose sëmundjeve kronike të frymëmarrjes.
Ekspertët e OBSH në raportin e ri për shëndetin në Europë, kanë nxjerrë në pah se 33.5% e vdekjeve të parakohshme vijnë nga problemet me zemrën, me një rrezik pothuajse 5 herë më të lartë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore sesa në Evropën Perëndimore.
Menjëherë pas tij vijnë Sëmundjet Tumorale të cilat shkaktojnë 32.8% të vdekjeve të parakohshme.
Mes faktorëve ndikues ekspertët fajësojnë konsumin e alkoolit ku cilësohet se Rajoni Evropian ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit në botë, me një mesatare prej 8.8 litra alkool të pastër për të rritur në vit.
Edhe përdorimi i duhanit, mbetet i lartë me një prevalencë prej 25.3% tek të rriturit dhe larg objektivit për uljen e konsumit të tij me 30% deri në vitin 2025.
Raporti thekson nevojën për masa urgjente për të përmirësuar politikat shëndetësore dhe për të zvogëluar pabarazitë midis vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë