OBSH: Vdekjet nga kanceri i gjirit pritet të rriten me 68% deri në vitin 2050

25 Shkurt 2025 | 13:33

Diagnozat dhe vdekjet nga kanceri i gjirit pritet të rriten globalisht në dekadat e ardhshme, me rritje të theksuar në Evropën Veriore. Sipas OBSH në vitin 2022, 2.3 milionë gra u diagnostikuan dhe 670,000 vdiqën nga kjo sëmundje.

Deri në vitin 2050, rastet pritet të rriten me 38% dhe vdekjet me 68%, duke arritur në 3.2 milionë raste të reja dhe 1.1 milionë vdekje. Vendet në zhvillim do të ndjejnë më shumë këtë ngarkesë.

Ndërkohë, disa shtete të pasura kanë arritur të reduktojnë vdekshmërinë, me Maltën, Danimarkën dhe Belgjikën si udhëheqëse. Shtetet që përmbushin objektivin global për reduktimin e vdekshmërisë janë vetëm shtatë, ndërsa nëse të gjitha vendet do të arrinin këtë, vdekshmëria nga kanceri i gjirit do të ulej ndjeshëm deri në 2050.

Ndërkohë, rreziku i kancerit të gjirit është më i lartë në Australi, Zelandën e Re dhe Evropën Veriore, me variacione të mëdha mes vendeve. Rreziku i vdekjes është gjithashtu më i lartë në vendet në zhvillim, veçanërisht në Melanezi, Polinezi dhe Afrikën Perëndimore, ku mungon qasja në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm.

Në vendet e pasura, 17% e grave vdesin nga kanceri i gjirit, krahasuar me 56% në vendet në zhvillim. Grate në Afrikë diagnostikohen më shpesh para moshës 50 vjeç, krahasuar me rajonet e tjera. Ekspertët theksojnë rëndësinë e investimeve në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm për të shpëtuar miliona jetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026