Raporti i OKB: Shqipëria dhe Turqia rritje të numrit të azilantëve
Komisioni Ekonomik për Evropën i Kombeve të Bashkuara me qendër në Gjenevë, ka publikuar një raport mbi vlerësimin e dhjetë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në kontinentin evropian për vitin 2020.
Ajo që bie në sy është që ka një rënie të numrit të refugjatëve në kontinentin evropian nëse krahasohen të dhënat e vitit 2020 me të dhënat e pesë viteve më parë, gjatë vitit 2015.
Sipas raportit, reduktimi i numrit të përgjithshëm të refugjatëve në Evropë është ndikuar nga rënia e refugjatëve nga vende të tilla si Ukraina si dhe ulje të mëdha kanë ndodhur edhe në Kroaci, Serbi dhe Kosovë.
Por ndërkohë përjashtim përbëjnë vetëm rritja e numrit të refugjatëve që vijnë nga Turqia dhe Shqipëria, në krahasim me numrin e popullsive respektive të tyre.
Të dhënat mbi refugjatët në krahasim me numrin e popullsisë mblidhen nga UNHCR dhe Agjencia për refugjatët e Kombeve të Bashkuara. Ky raport i paraprin dhe një forumi rajonal mbi zhvillimin e qëndrueshëm, cili do të zhvillohet në datat 17 dhe 18 mars në Gjenevë.
Të dhjetë objektivat e Kombeve të Bashkuara kërkojnë që të ulin pabarazitë brenda vendeve si dhe ndërmjet tyre, në mënyrë që këto vende të kenë një zhvillim të qëndrueshëm. Në veçanti raporti fokusohet tek siguria, rendi dhe migracioni i përgjegjshëm.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia