Raporti i Venecias, reagon PD: Rama tentoi të kapë Kushtetuesen, Meta zero shkelje
Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me përplasjen President-Parlament për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Bardhit, Komisioni i Venecias në raportin e tij mbi 20 faqësh, vulosi regjimin në ikje të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij tentoi të uzurpojë edhe Gjykatën Kushtetuese. Ai thotë se sot u konfirmua se kreu i shtetit nuk ka shkelur Kushtetutën e vendit siç pretendonte mazhoranca qeverisëse.
Ai mes tjerash thotë se bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe për kushtet për fillimin e negociatave me BE.
“Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE”, shkruan ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania