Raporti për lirinë e medias, Çani: Mund të ishte edhe më keq me pushtetin që ka Rama
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania është diskutuar mbi raportin e Freedom House për lirinë e medias në Shqipëri, i cili thoshte se ka një përkeqësim nga më parë.
Gazetarët Arian Çani, Enton Abilekaj dhe Zylyftar Bregu kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me gjetjet e këtij raporti.
Çani tha se priste që gjetjet e raportit të ishin edhe më keq përsa i përket lirisë së medias, pasi sipas tij, kryeministri Rama me gjithë këtë pushtet që ka, mund t’i luftonte më ashpër mediat.
Ai tha gjithashtu se nëse do të ishte në vendin e Ramës, nuk do i lejonte fare zhurmat në media dhe analistët që flasin kundër tij.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Abilekaj: Raporti i opozitës, opozitë e dhunshme, etj, prapë është i pasaktë. Sepse opozita para se të arrinte aty kishte disa kërkesa. Dhe për të zgjidhur ato kërkesa dhe për të arritur paqen, ndërhyri Ambasada Amerikane. Prap është pjesërisht i pasaktë.
Bregu: Ka një gjë interesante aty që thotë që maxhoranca e përdori sjelljen e opozitës për të bërë të pamundur qëllimin e Kuvendit që të kontrollojë qeverinë.
Cani: Unë mendoj se mund të ishte edhe më keq, prap mu duk mirë. Unë them si ka mundësi që të kesh gjithë këtë pushtet, unë po të isha në vend të Ramës nuk do i lejoja fare këto zhurmat në televizione. Do kisha marrë masat që të mos ishin më. Unë nisem nga parimi që këto Freedom House dhe kto të tjerat janë kot. E vetmja gjë është raporti i forcave. Një njeri me kaq shumë pushtet, nuk mund të jetë kaq tolerant.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë