Raporti për Prokurorinë e Fierit: Ulen arrestet me burg, problem mbetet hetimi i pastrimit të parave
Prokuroria e Fierit ka zhvilluar një analizë vjetore për veprimtarinë e saj gjatë vitit 2025 ndërsa të dhënat i ka publikuar këtë të hënë.
Sipas analizës së zhvilluar, Prokuroria e Fierit ka arritje të rëndësishme që lidhen me hetimin me sukses të veprave penale kundër jetës dhe shëndetit, zbatimin me sukses të ligjit “Antimafia”. Më tej theksohet se ka bërë sekuestrime dhe konfiskime në vlera të konsiderueshme.
Ndër të tjera ka patut ulje të numrit të kërkesave për caktimin e masës së sigurimit “arresti në burg”, duke shkuar në 40% të numrit të përgjithshëm të kërkesave për caktimin e masave të sigurimit, nën mesataren e vendit.
Prokuroria shprehet se ka patur përfundim të shumë çështjeve se sa një vit më parë, ku numrin më të madh e zëna ato të dërguara për gjykim. Sipas raportit, u evidentuan problematika që lidhen me procedime penale të mbartura prej shumë vitesh, hetimet që lidhen me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” dhe rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier zhvilloi në datë 11.05.2026 analizën vjetore për veprimtarinë e saj gjatë vitit 2025.
Në analizë morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm, z.Olsian Çela, Zv.Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Erind Gërmenji, Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi, Zv.Kryetari i Gjykatës, z. Noel Veizi, Drejtuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Erion Ahmeti, Kryetari i Dhomës së Avokatisë Fier, Z. Ermal Hamataj, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera në nivel vendor dhe qendror.
Gjatë diskutimit mbi performancën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjatë vitit 2025, u vunë në dukje arritje të rëndësishme që lidhen me hetimin me sukses të veprave penale kundër jetës dhe shëndetit, zbatimin me sukses të ligjit “Antimafia”, duke u bërë sekuestrime dhe konfiskime në vlera të konsiderueshme, uljen e numrit të kërkesave për caktimin e masës së sigurimit “arresti në burg”, duke shkuar në 40% të numrit të përgjithshëm të kërkesave për caktimin e masave të sigurimit, nën mesataren e vendit; përfundimi i më shumë çështjeve se sa janë mbartur për vitin pasardhës, ku numrin më të madh e zëna ato të dërguara për gjykim; si dhe respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të personave nën hetim e të subjekteve të tjerë procedurale.
Në arritjet e mësipërme rol të rëndësishëm ka pasur bashkëpunimi me Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera hetimore, të cilave ligji u njeh atributet e policisë gjyqësore.
Megjithatë, u evidentuan problematika që lidhen me procedime penale të mbartura prej shumë vitesh, hetimet që lidhen me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, ambientet e punës, si dhe rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore.
Prioritetet kryesore ngelen:
Forcimi i luftës kundër kriminalitetit, përmes hetimit me përparësi të veprave penale kundër pasurisë, ato në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit, abuzimit me detyrën të nëpunësve shtetërorë, krimet e rënda, veprat penale kunder jetës, shëndetit, kundër rendit dhe sigurisë publike, krimet seksuale, veçanërisht ndaj të miturve, trafiqet e paligjshme, krimet në fushën e mjedisit, krimet në familje, krimet kundër narkotikëve, krimet kibernetike dhe çdo lloj forme tjetër krimi që konsiderohet shqetësuese për komunitetin ku ushtrojmë detyrën.
Shtimi i aplikimit të masave ndaj pasurisë me burim kriminal, në pëputhje me kushet dhe kriteret e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar.
Garantimi i respektimit të të drejtave dhe garancive procedurale të subjekteve të përfshirë në një çështje penale, si dhe me fokus mbrojtjen e të drejtave të viktimës së veprës penale.
Rritja e funksionit drejtues dhe kontrollues të prokurorit në hetimet paraprake të kryera nga policia gjyqësore. Kjo edhe nëpërmjet ndërgjegjësimit të policisë gjyqësore për rolin dhe veprimet e tyre në një procedim penal.
Rritja e numrit të procedimeve penale të regjistruara kryesisht, me iniciativë të prokurorëve.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein