Raportim nga një çadër në Adana, kreu i shqiptarëve tregon situatën
Evren Kaya, kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Adana, Turqi foli për Euronews Albania nga çadrat e ngritura për të mbijetuarit e tërmetit.
Ai tha se nevoja kryesore në kampin ku ndodhet ai është qumështi i bebeve dhe pelenat.
Kaya u shpreh se të mbijetuarit janë në gjendje të rënduar nga ana psikologjike.
“Po ndihmojmë me çfarë po mundemi. Ujë duhet, ujë sjellim, ushqime duhen, ushqime sjellim. Kemi nxjerrë dhe njerëz nga rrënojat. Sa mundemi po ndihmojmë,” – u shpreh ai.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 11 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies