Raportuesit e PE për Ballkanin Perëndimor, socialistët marrin Tiranën e Beogradin

17 Tetor 2024 | 15:53

Grupet politike në Parlamentin Evropian kanë rënë dakord për mënyrë sesi do të shpërndahen raportuesit  për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sic bën me dije European Western Balkans është vendosur që Raportuesit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën të jenë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh në PE, ndërsa Raportuesit për Shqipërinë dhe Serbinë do të vijnë nga grupi i socialistëve.

Më tej mësohet se, një eurodeputet  nga grupi “Rinovo Europe” do të marrë postin e Raportuesit për Malin e Zi, dhe Raportuesi për Maqedoninë e Veriut do të jetë përfaqësues i grupit të Gjelbërve.

 Emrat e Raportuesve të rinj pritet të mësohen  deri në fund të vitit. Raportuesit e Parlamentit Europian , ndër të tjera, janë përgjegjës për hartimin e Raporteve vjetore mbi situatën në vendet kandidate për në BE ose aspirante.

Gjatë shkrimit të raportit, ata mund të konsultohen me ekspertë përkatës dhe palë të tjera të interesuara.

Ata janë gjithashtu përgjegjës për  hartimin  e të ashtuquajturave “amendamente kompromisi” në Draft Raportet dhe zhvillimin e negociatave “, të caktuar nga grupet e tjera parlamentare.

Raportet e hartuara nga Raportuesit fillimisht miratohen nga Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe më pas debatohen dhe votohen në seancë plenare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026