Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiç, thotë se është i hapur për të bashkëpunuar me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Ai deklaron se kontakti i parë për koalicion do të jetë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, por shton se s’ka asnjë kufizim edhe për partitë e tjera. Përkitazi me këtë, Rashiç, i cili është ministër aktual për Komunitete dhe Kthim, thekson se preferon më shumë një qeveri të qëndrueshme që ka numra të qëndrueshëm në legjislativ.
Rashiç në një intervistë për KosovaPress, thotë se është i gatshëm të bisedojë me secilin që krijon shumicën parlamentare në Kuvend.
“Kontakt kemi pasur (me kryeministrin Kurti) por nuk kemi biseduar për këto (koalicionin) por për disa çështje më shumë teknike. Unë normalisht adresa e parë sa i përket bisedave pas numërimit të votave, do të jetë zotëri Kurti. Kjo është normale se dy-tri vitet e fundit bashkëpunoj me atë. Mirëpo s’kam asnjë kufizim me partitë të tjera, veçanti ata me të cilët unë njihem personalisht, pasi kamë 20 vjet në politikë. Unë njihem me krejt çka janë në skenën politike dhe nuk do të bëjë ndonjë limitim që të bisedojë me një parti, por përkundrazi do të bisedojë me krejt partitë të tjera”, thekson Rashiç.
Rashiç thekson se Kosovës i duhet një qeveri më e qëndrueshme, e cila sipas tij, do të ketë vota të mjaftueshme në Kuvend, pasi do të ketë nevojë të merren edhe vendime të rënda për vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti takim me përfaqësuesin e BE për Dialogun Kosovë-Serbi, çfarë u bisedua
- Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi