“Rast i madh korrupsion, është zhytur gjithë qeveria”, Salianji: Rama të dorëhiqet

12 Korrik 2023 | 18:48

Deputeti i Partisë  Demokratike Ervin Salianji tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së këshillit të mandateve se dosja Ahmetaj është një rast i madh korrupsioni ku është përfshirë e gjithë qeveria.

Ai bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të dorëhiqet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

“Është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë një rast të madh korrupsioni ku janë përfshirë dhjetëra persona deputetë aktualë të PS-së, kryetarë bashkie, funksionarë të lartë për këtë arsye Edi Rama e qeveria e tij duhet të japë dorëheqjen, për t’i dhënë zgjidhje një krizë politike. Keni ish-kryetarë bashkie, ministra, kryetarë bashkie në detyrë që përmenden në këtë raport”, – tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026