PS i hap rrugën SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn
Në mbledhjn e Këshillit të Mandateve, PS dhe PD kanë dhënë autorizimin për të arrestuar ish-ministrin Arben Ahmetaj.
Pak më parë opozita ka dorëzuar raportin se përse SPAK duhet t’i jepet drita jeshile që Ahmetaj të arrestohet. Nuk dihet nëse dhe PS dhe PD do të dalin me një raport të përbashkët apo raporte të ndara, por të dy palët kanë dhënë autorizimin për arrestimin e deputetit Ahmetaj.
Më parë avokatët e Ahmetajt në një deklaratë për mediat pas daljes nga Këshilli i Mandateve, thanë se nuk shohin asnjë fakt se përse duhet të arrestohet Ahmetaj dhe përse është bërë kontroll në banesën e tij.
Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge