Rastet e dhunës në familje, Sheshi: Kemi 11 mijë denoncime dhe 6300 urdhra mbrojtje

7 Maj 2024 | 15:43

Dhuna në familje nuk po njeh kufi.

Përgjatë 2 viteve të fundit,  rreth 11 mijë viktima të dhunës, kryesisht gra kanë gjetur guximin për të denoncuar dhe ti thonë jo kësaj dhune. Për ekspertët e politikave sociale, shifrat në rritje, tregojnë jo vetëm rritjen e përmasave të fenomenit por edhe rritje e ndërgjegjësimit për të mos e pranuar dhunën si pjesë të jetës.

Fenomeni i dhunës është i përhapur në të gjithë Shqipërinë, pa asnjë dallim.

Apeli i ekspertëve shkon për të gjithë shoqërinë, që të denoncojnë çdo rast dhune dhe të kërkojnë ndihmë.

Përveç qendrave kombëtare si dhe ato të emergjencës që ofrojnë shërbim 72 orëshe, në vend janë edhe 33 shërbime për strehimin e viktimave të dhunës në marrëdhënie familjare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026