Raundi i dytë i zgjedhjeve në 18 komuna, emigrantët nisin votimin përmes postës
Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se të drejtë vote kanë vetëm 29.712 shtetas të Kosovës që ishin regjistruar me sukses për votim jashtë vendit për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor.
“KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë”, u tha në njoftim.
Më 25 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve në 35 komuna, ndërkaq rezultatet ende nuk janë shpallur për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën, pasi në këto komuna ka afat ligjor prej 48-orësh për parashtrimin e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
KQZ-ja u dërgon qytetarëve të diasporës përmes postës pakon me fletëvotim për kryetarin e komunës. Më pas, votuesi është i detyruar që atë pako me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën prej kutive postare të KQZ-së në 22 vende të botës dhe në Kosovë.
Raundi i balotazhit do të zhvillohet më 9 nëntor në 18 komuna dhe KQZ-ja ka certifikuar listën e votuesve për votimet. Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë raund zgjedhjesh do të shtypen 1.158.015 fletëvotime – rreth 16 për qind më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë rund.
Për zgjedhjet e raundit të parë, të zhvilluara më 12 tetor, KQZ-ja kishte certifikuar listën me mbi dy milionë persona të drejtë vote, prej të cilëve 43.993 ishin votues të regjistruar nga jashtë Kosovës.
Megjithatë, në 20 komuna, kryetarët e rinj dhe përbërja e re në asamble komunale u zgjodhën qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Në raundin e parë, në Kosovë votuan 39.58 për qind e mbi 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit./REL
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë