​Reagimi i autoritetit të dosjeve për çështjen e Metës, 5 ngjarjet kryesore

27 Korrik 2022 | 22:32
  • Autoriteti i Dosjeve: Palët e prekura të kërkojnë informacion në rrugë ligjore

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, pas kërkesës së Partisë së Lirisë, kryesuar nga Ilir Meta, ku kërkohej informacion dhe sqarim në lidhje me dosjen ku aludohet  se ish-presidenti ka qenë pjesë e ish-Sigurimit Shtetëror.

Përmes një deklarate zyrtare, ky institucion thotë se çdo preson mund të ndjekë rrugën ligjore për informim dhe të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.

Lexoni për më shumë: Autoriteti i Dosjeve: Palët e prekura të kërkojnë informacion në rrugë ligjore

  • Shakira në gjykatë, akuzohet për evazion fiskal

Këngëtarja Shakira do të gjykohet nga prokurorët spanjollë. Mbi të rëndon akuza se ajo mashtroi qeverinë duke i shkaktuar një dëm prej rreth 15 milionë euro taksa të papaguara.

Deklarata u bë nga ekipi i saj i marrëdhënieve me publikun.

Lexoni për më shumë: Shakira në gjykatë, akuzohet për evazion fiskal

  • Parashikimi i frikshëm i motit për vitin 2050 i cili po ndodh tani

Në atë kohë, parashikimet u quajtën radikale, por mesa duket ato mund të kenë ardhur 30 vite më herët.

2 vite më parë, Met Office apo Shërbimet Kombëtare të Motit në Britani ndërtuan një raport i cili parashikonte motin për datën 23 korrik, 2050.

Lexoni për më shumë: Parashikimi i frikshëm i motit për vitin 2050 i cili po ndodh tani

Lija e majmunit
  • Mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve në botë, thotë OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve janë raportuar deri më tani në 78 vende të botës.

Përmes një deklarate zyrtare, OBSH-ja u shpreh se 70% e rasteve janë Evropë dhe 25% në rajonin e Amerikës.

Lexoni për më shumë: Mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve në botë, thotë OBSH-ja

  • 600 fëmijë talasemikë në Shqipëri, ende ndërgjegjësim i ulët për dhurime gjaku

600 fëmijë talasemikë në Shqipëri kanë nevojë për gjak thuajse cdo javë, ndërsa numri i dhurimeve është thuajse në shifra të njëjta me vitin e kaluar.

Nevojës së tyre permanente për gjak u përgjigjen familjarët si vullnetarë, në raste kur ata nuk vuajnë nga talasemia, pasi ende fushatat  nuk arrijnë të grumbullojnë dhurime në rang kombëtar, ndonëse grupet janë thuajse cdo ditë në terren.

Lexoni për më shumë: 600 fëmijë talasemikë në Shqipëri, ende ndërgjegjësim i ulët për dhurime gjaku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026