“Reagimi ndaj Rusisë të jetë i menjëhershëm”, Osmani në PE për luftën në Ukrainë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur këtë të mërkurë fjalimin në Parlamentin Europian.
Ajo ka folur për luftën në Ukrainë duke thënë se të gjithë duhe të bëhen bashkë dhe të reagojnë menjëherë ndaj Rusisë.
Sipas saj, vendet europiane duhet të mbështesin Ukrainën që të shkojë një hap para drejt fitores ndaj Rusisë.
“Kur ne të gjithë qëndrojmë së bashku kundër tiranisë, diktaturës e gjenocideve, kur qëndrojmë bashkë demokracia forcohet dhe krijohen aleanca të pathyeshme. Jam e bindur që i njëjti unitet do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën deri në fitoren e saj. Veprimet që marrim së bashku do të përcaktojnë të ardhmen tonë në shumë mënyra. Sfida jonë është mënyra se si reagojmë ndaj saj. Reagimi ndaj Rusisë duhet të jetë i qartë dhe i menjëhershëm. Uniteti evropian ka qenë historik, por duhet të shkojmë një hap më tutje për të siguruar fitoren e Ukrainës dhe paqen e drejtë. Ky moment kërkon që liderët të bëhen bashkë dhe të marrin vendime të guximshme. Duhet të kemi bashkëpunim më të madh, duhet të na bashkojnë vlerat që na përfaqësojnë”- tha ajo.
vijon…
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil