Reagon Kremlini: Nuk po e shtyjmë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

28 Dhjetor 2022 | 11:50

Kremlini ka mohuar pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtyn Serbinë që të destabilizojë vendin.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin deklaroi se Serbia thjesht po mbronte të drejtat e serbëve etnikë, shkruan Reuters.

I pyetur në lidhje me pretendimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, synonte të destabilizonte Kosovën duke mbështetur pakicën serbe, zëdhënësi Peskov tha se ishte “plotësisht e gabuar”.

Serbia mohon se po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe thotë se thjesht dëshiron të mbrojë pakicën e saj atje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha të martën se Serbia do të “vazhdojë të luftojë për paqen dhe të kërkojë zgjidhje kompromisi”.

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026