Reagon Kurti pas akuzave të Serbisë për urën në Ibër: Janë paralajmërim për sulm

6 Gusht 2024 | 23:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në platformën X lidhur me  hapjen e urës kryesore mbi Ibër, që e ndan Mitrovicën në dy pjesë.

Në deklaratën e tij, Kurti shpreh bindjen se homologu i tij, Aleksandër Vuçiç synon të krijojë një atmosferë frike, që rrjedhimisht të detyrojë KFOR-in të reagojë.

Sipas Kurtit, hapja e kësaj ure synon vetëm ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve, teksa është shprehur se këto akuza nga presidenti serb janë një paralajmërim për një sulm të mundshëm nga Serbia.

Pas luftës së fundit në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe.

Deklarata e plotë:

“Me pretendimet e rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq synon të krijojë një atmosferë frike dhe të shkaktojë reagimin e KFOR-it në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do të përgjigjet. Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç pretendon ai rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synuar të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026