Real Madrid planifikon ofertë rekord për sulmuesin e Manchester City-t
Real Madridi raportohet se po planifikon një ofertë të madhe për të thyer rekordin e tyre të transferimeve dhe për të krijuar një “super skuadër” që do të rivalizonte “Galaktikët”.
‘Los Blancos’ tashmë kanë në radhët e tyre disa prej yjeve më të njohur në botën e futbollit, duke përfshirë Jude Bellingham, i cili u transferua sezonin e kaluar për 113 milionë euro.
Bellingham u bë blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit, pas Eden Hazard, i cili kushtoi 120 milionë euro në vitin 2019.
Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Real Madridi është i gatshëm të ofrojë plot 200 milionë euro për të transferuar Erling Haaland nga Manchester City.
Ky lajm vjen pas spekulimeve se njëri nga dyshja braziliane, Rodrygo ose Vinicius Junior, mund të largohet nga Madridi në të ardhmen.
Nëse ndodh kjo, presidenti Florentino Perez planifikon të plotësojë boshllëkun e krijuar me nënshkrimin e Haaland, i cili mbetet objektivi kryesor i klubit.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit