Real Madrid regjistron 15 pikë në 5 javë, mbrojtja më e fortë në ligën spanjolle

22 Shtator 2025 | 10:10

Reali i Madridit është ekipi me performancën më të mirë në 5 javët e para të kampionatit spanjoll, ku numëron 15 pikë. Të udhëhequr nga Xabi Alonso, los blancos po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, duke mos hasur asnjë pengesë deri më tani dhe duket se të gjithë lojtarët janë të gatshëm të shënojnë. E fundit ishte sfida me Espanyol e fituar 2-0 me golat e realizuar nga Militao dhe francezi Kylian Mbappe.

10 realizime në total në 5 javë për galaktikët, që po ashtu kanë pësuar 2 herë deri më tani, një gol nga Mallorca dhe një nga Sociedad.

Sa i përket skuadrave të tjera, Barcelona është ndjekësja më e afërt, më pas Villareal, Espanyol, Elche dhe Real Betis. Katalanasit janë një makineri golash ashtu si në edicionin e shkuar. 16 gola në 5 javë numëron ekipi i Hansi Flick, ku fitorja më e thellë është ajo ndaj Valencias në shifrat 6-0.

Skuadra e cila deri më tani duket se nuk e ka gjetur ende ritmin e duhur është Atletico e Madridit, me 1 fitore dhe 3 barazime në 5 javë, ndërsa u mposht nga Espanyol në nisje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026