English

Rebelët bëjnë përparime, Trump: SHBA-ja s’duhet të përfshihet në luftën në Siri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rebelët sirianë, të udhëhequr nga militantët islamistë, raportohet se kanë hyrë në qendër të qytetit të Homsit më 7 tetor dhe janë afër periferive të Damaskut, teksa aleatët kryesor të shtetit – Rusia dhe Irani – po tentojnë të mbrojnë regjimin e presidentit autoritar, Bashar al-Assad, dhe asetet e tyre në Siri.

- Advertisement -

Teksa luftimet në terren dhe fitoret e rebelëve janë intensifikuar, ministrat e Jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Turqisë mbajtën takim urgjent në Doha të Katarit, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive, që paraqesin sfidën më të madhe për sundimin e Assadit në vitet e fundit.

Ndërkaq, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshihen në lutën në Siri, shtet ku një kontingjent i vogël i forcave amerikane vazhdon të jetë i dislokuar në disa zona.

“Siria është kaos, por nuk është mikja jonë dhe SHBA-ja nuk duhet të përfshihet” në luftën atje, shkroi ai në platformën Truth Social.

“Kjo nuk është lufta jonë. Mos u përfshini”, shtoi ai.

Zhvillimet e shpejta në terren vështirë konfirmohen në mënyrë të pavarur, por agjencitë e lajmeve, duke cituar dëshmitarë, rebelët dhe ushtrinë siriane, kanë raportuar se luftëtarët militantë kanë vazhduar të bëjnë përparim më 7 dhjetor në përpjekjet e tyre për të rrëzuar Assadin.

Disa agjenci kanë raportuar se në Damask situata është tensionuar dhe kanë raportuar për mungesë të furnizimeve kritike, edhe pse Qeveria tha se Assadi po punon si rëndom nga kryeqyteti.

Rusia, trupat e të cilës mbështesin forcat e Assadit, raportohet se ka intensifikuar sulmet ajrore përreth Homsit, në një përpjekje të dukshme për të ndalur përparimin e rebelëve, raportoi Al-Arabiya, media në pronësi saudite. Ushtria siriane po ashtu raportohet se ka dërguar përforcime në Homs, sipas Al-Arabiya dhe Al-Jazeera.

Dëshmitarët dhe burimet nga ushtria kanë thënë për agjencinë Reuters se disa rebelë kanë hyrë në Homs, teksa forcat qeveritare forcuan mbrojtjen e qytetit që ka 775.000 banorë, edhe pse këto raportime nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Pas takimit në Doha të Katarit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë bënë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të të gjitha armiqësive në Siri.

Lavrov po ashtu tha – duke iu referuar rebelëve islamistë të Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – se ishte “e papranueshme që të lejohen grupet terroriste” që të marrin kontrollin e territorit sirian dhe se Rusia do t’i kundërshtojë ata me të gjitha mjetet e mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?