Rebeshe shiu, ulje temperaturash e dëborë, si pritet të jetë moti në ditët në vijim

4 Mars 2024 | 08:29

Meteorologu Akil Osmani ka bërë parashikimin e motit për pjesën e mbetur të ditës së sotme, por edhe për ditët në vijim.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Osmani ka deklaruar se gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme dhe mëngjesin e ditës së nesërme, pritet të kemi reshje shiu, që mund të jenë edhe në formën e rebesheve.

Ai tha gjithashtu se në zonat malore veriore e verilindore, të martën mund të ketë edhe reshje të pakta dëbore.

“Temperaturat do të jenë të larta, sot deri në 20 gradë. Nesër pritet të kemi rënie të temperaturave me rreth 3 gradë celcius. Nga dita e mërkurë deri të shtunën pritet të kemi luhatje me 1 apo 2 gradë të temperaturave.

Pra maksimumi pritet të jenë 17-19 gradë gjatë kësaj jave. Me kalimin e orëve sot priten që vranësirat të bëhen më të shpeshta në territorin shqiptar. Gjatë orëve të mbrëmjes të kemi reshje shiu në gjithë Shqipërinë, që pritet të shoqërohet edhe me rebeshe. Jo vetëm sot, edhe mëngjesi i ditës së martë pritet të jetë nën dominimin e reshjeve.

E mërkura dhe e enjtja sërish do i kemi të pranishme vranësirat. Nga e marta deri të enjten pritet të kemi shfaqjen e flokëve të dëborës, pasi temperaturat pritet të bien. Zona është kryesisht verilindja”, tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026