Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se zbatimi i reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe letënjoftimet, nuk do të fillojë më 1 shtatot dhe do të shtyhet sërish.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Elezi u shpreh se sipas disa informacioneve që disponon nga stukturat inteligjente, SHBA-të do të kërkojnë sërish shtyrje të këtij vendimi, që të kryhet në një kohë më të përshtatshme.
“Sipas informacioneve që ne kemi, nuk do të fillojë zbatimi i recipriocitetit më 1 shtator, do ketë shtyrje. Kjo shtyrje do të kërkohet nga qeveria amerikane. Kurti ka bërë deklarime edhe në të kaluarën, ka bërë tërheqje gjithashtu. Janë deklarime politike, unë nuk i marrë shumë seriozisht deklarimet e Kurtit.
Bazohem në kontaktet që i kemi nga strukturat inteligjente, kemi informacion se do të ketë një përpjekje për të vendosur reciprocitet, në anën tjetër do të ketë një angazhim të strukturave të sigurisë, mbështetur nga qeveria amerikane, që kjo çështje të shtyhet për një afat të përshtatshëm dhe të punohet për të dekrminalizmin e zonës.”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet këtë të enjte në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në takim, do të jenë të pranishëm përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
- Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel
-
Kurti takon Stoltenberg: S’tërhiqemi nga reciprociteti, po zbatojmë ligjin
- Stoltenberg pas takimit me Vuçiç: KFOR gati të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria