Redi Shehu dhe Genc Kojledhi: Zgjedhjet në SHBA, përplasje me votë mes diferencave ideologjike dhe sociale
Redi Shehu, analist dhe Genc Kojledhi, njohës i zgjedhjeve shprehen të mendimit se në rast se Joe Biden do të zgjidhjet presidenti i SHBA, ai do të sjellë ulje të toneve jo vetëm në Amerikë por edhe në arenën ndërkombëtare.
Shehu, thotë se priste një fitore me diferencë nga Biden dhe se sipas tij nuk ishin thjesht zgjedhje por referendum me ndikim global.
“Nuk ishin zgjedhje të zakonshme dhe rutinë. Mund të themi zgjedhje të veçanta në një kohë të veçantë”, tha ai.
Genc Kojledhi, e cilëson procesin si vendimtar dhe sipas tij më shumë janë vënë përballë karakteret e liderëve se sa platformat e tyre.
Ai parashikon një fitues përmes gjykatave pasi rezultati është i ngushtë.
“Kur zgjedhjet janë të ngushta prap ka pasur raste si para 20 vjetësh që të futet në punë gjykata”, tha ai.
Sipas, Redi Shehut në vitin 2016 Trump erdhi në pushtet përmes përçarjes ndërsa në këto zgjedhje kjo gjë iu kthye kundër.
Ai tha se ka pasur një mobilizim të madh për të dy kampet gjë e cila solli edhe pjesëmarrje masive në votim.
Kurse Kojledhi tha se vihet re një ndarje ideologjike mes zonave urbane dhe rurale pasi në qytet është votuar për Biden kurse në periferi për Trump.
Ndërsa Shehu shtoi se, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ideologjinë por vjen për shkak edhe të faktorit sociologjik pasi zonat rurale përqafojnë populizmat më shumë.
Duke folur se si do të mund të jetë Biden president, Kojledhi tha se, do të jetë lider i toneve të ulta edhe në axhendën ndërkombëtare.
Por, shtoi se ende nuk a shprehur qëndrim të qartë për Kinën dhe Lindjen e Mesme.
Të njëjtën pikëpamje ndau dhe Shehu duke thënë se do të jetë stili i ngjashëm me Obamën dhe t’u ritkhehet marrëveshjeve ndërkombëtare.
Lexoni gjithashtu
- Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
- Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
- Presidenti amerikan Donald Trump: Do ta shpall fitoren vetëm kur të kem fituar
- Një Amerikë e përçarë, qytetarët e SHBA mes dy dilemash
- Dritan Nesho: Skenari si zgjidhet presidenti i SHBA nëse zgjedhjet nuk prodhojnë një fitues
- Pse metropolet votojnë Biden dhe jo Trump? Lisen Bashkurti tregon “sekretin” e kësaj sjelljeje
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta