Redi Shehu-Edi Palokës: Ç’ndodh nëse gjykata amerikane nxjerr Ramën të pafajshëm?

Redi Shehu-Edi Palokës
13 Shkurt 2023 | 22:40

Analisti Redi Shehu i ka drejtuar një pyetje deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka në emisionin “Now” në Euronews Albania, lidhur me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Shehu iu drejtua Palokës duke i thënë se çfarë do të bëjë opozita nëse gjykata amerikane e nxjerr të pafajshëm kryeministrin Edi Rama.

Paloka u shpreh se opozita i ka kërkuar SPAK-ut që të hetojë Ramën.

Redi Shehu: Pyetja ime është kjo, nëse gjykata amerikane nesër, nuk e nxjerr zotin Rama të fajshëm, ju çfarë do të bëni?

Edi Paloka: E para, gjykata amerikane nuk mund ta nxjerrë zotin Rama të fajshëm, ju e dini këtë shumë mirë.

Redi Shehu: Mbaron kauza opozitare me këtë gjë?

Edi Paloka: Ne i kemi bërë thirrje SPAK-ut që të reagojë, për një çështje që ka cënuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ne nuk presim as nga SPAK-u që ta dënojë Ramën. Drejtësia amerikane ka punët e veta dhe e ka me shtetasit e saj. Rama ka imunitet diplomatik, pas saj fshihet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026