“Reforma në drejtësi e dhimbshme”, Rama: Procesin e integrimit e çojmë deri në fund

28 Shkurt 2025 | 18:54

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë, theksoi se reforma në drejtësi është një arritje e Partisë Socialiste dhe se po jep rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Ai pranoi se procesi nuk është i lehtë, por theksoi rëndësinë e tij për një shtet demokratik dhe të drejtë.

“Ne e kemi bërë reformën në drejtësi dhe po e mbajmë me të gjitha kostot. Kush e ka vështirë ta kuptojë, ta kuptojë më vonë. Kush mendon se mund të bëjë siç bëhej më parë, ta harrojë. Reforma në drejtësi është një proces i dhimbshëm, por është i vetmi drejtim për të pasur një Shqipëri europiane,” u shpreh Rama.

Ai ironizoi opozitën, duke theksuar se më 11 maj Partia Socialiste do të jetë me “shoqen fitore”, ndërsa opozita me “Noc Rrokun”.

“Ne më 11 maj do të jemi me shoqen fitore. Ata do të jenë me Noc Rrokun. Është e thjeshtë, sepse kjo është një forcë që di të fitojë dhe që e çon përpara Shqipërinë, ndërsa ata nuk dinë as të mbajnë veten, jo më të drejtojnë vendin,” tha Rama.

Kryeministri foli edhe për integrimin europian të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë proces si një moment historik për vendin.

“Integrimi europian nuk është thjesht një proces formal. Është ngritja e dytë e flamurit pas 1912-ës. Ne po përgatisim terrenin për hapjen e kapitujve të tjerë dhe do ta çojmë këtë proces deri në fund,” u shpreh ai.

Gjithashtu, Rama foli për rëndësinë e turizmit dhe suksesin e Shqipërisë në panairin e turizmit në Berlin, ku vendi ynë do të ketë një status të veçantë si vend i nderit.

“Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik të njohur botërisht. Panairi në Berlin është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vendin tonë si një nga destinacionet më të bukura në Mesdhe,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026