Reforma në drejtësi, Kaso: Fakti që mazhoranca e proklamon si arritje të vetën, tregon se ose ka dështuar ose do dështojë

9 Prill 2021 | 20:31

Silvana Rusi, një nga të rinjtë pjesëmarrës në emisionin “Rinvote” në Euroneës Albania e pyeti ekspertin për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso lidhur me përgjegjësinë që ka Partia Demokratike sa i përket vonesave në implementimin e reformës në drejtësi dhe a ndikoi bojkoti i parlamentit nga opozita në këtë vonesë.

Z. Kaso tha se mungesa e dakordësisë politike dhe konsensusi nuk e ka sabotuar reformën në drejtësi pasi sipas tij, pavarësisht rolit proaktiv të PD dhe pavarësisht se u bë gjithçka që PD të mos merrte pjesë në reformë, qëllimi i mazhorancës ishte ta kapte reformën në drejtësi.

Sipas z. Kaso, fakti që përfaqësuesi i mazhorancës e proklamon me të madhe si arritje të qeverisë tregon se reforma ose ka dështuar ose do të dështojë.

Ai tregoi se që në fillim të hartimit të reformës PD ka qenë pjesë e saj dhe ka shtruar çështjet që kërkonin zgjidhje dhe propozimet e veta që sipas ekspertit nuk u morën fare parasysh nga mazhoranca, pavarësisht fjalës së institucioneve ndërkombëtare si Komisioni i Venecias.

“Të gjitha kambanat e alarmit të ngritura nga PD, që nga drafti i reformës nuk u morën parasysh, ne ua kemi bërë të qartë edhe ndërkombëtarëve se arkitektura e re e drejtësisë e bënte të pamundur të arrihej në kohë implementimi i institucioneve  të reja. Nuk ka qenë mungesa e inputit tonë që e ka vrarë reformën, por mungesë e vullnetit të mazhorancës që edhe me ndryshimet e fundit tregoi se kërkon të kapë reformën”, tha z. Kaso.

Ai tha se kur PD të vijë në pushtet do ta përmirësojë reformën ‘duke kthyer mekanizmin e konsensusit në kuvendin e Shqipërisë për t’i bërë institucionet e drejtësisë të pavarura nga presioni i politikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023