Reforma territoriale, Mazniku: 90% e çështjeve lidhen me vendoren, Boçi: Ulja e numrit të bashkive do sjellë dështim
Në qytetin e Lezhës nisi sot dëgjesa e parë me qytetarët për reformën territoriale. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku, theksoi se pjesa më e madhe e çështjeve që prekin drejtpërdrejt ekonominë e qytetarëve lidhet me qeverisjen vendore.
“Rreth 90% e çështjeve lidhen me bashkinë. A i kanë bashkitë të gjitha kompetencat? A i kanë mundësitë financiare? Si qëndron raporti mes të ardhurave që mbledhin vetë dhe atyre që marrin nga qeveria? A kanë burime të mjaftueshme teknike për të ofruar shërbimet e tyre?”, u shpreh Mazniku.
Ndërkohë, bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi, e quajti të dështuar reformën territoriale të vitit 2014 dhe kundërshtoi një nga skenarët e PS-së për uljen e numrit të bashkive.
“Nëse në fund PS bën atë që kërkon, uljen e bashkive pa konsensus, çfarë fitojmë? E pranuam një herë dhe çfarë solli? Dështim. Nëse ndjekim të njëjtën rrugë, do të kemi të njëjtin rezultat”, u shpreh Boçi.
Socialistët dhe demokratët bien dakord vetëm në një pikë, që harta e re territoriale duhet të shërbejë për mirëqeverisjen e pushtetit vendor. Për sa i takon numrit të bashkive, PS kërkon më pak, ndërsa PD më shumë, ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka zyrtarizuar propozimin përfundimtar.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë