Regjisori Oliver Stone dëshmon mbi atentatin ndaj John F. Kennedy
Regjisori amerikan Oliver Stone do të dëshmojë në një seancë dëgjimore të martën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së mbi vrasjen e John F. Kennedy.
Pas premtimit të Trump gjatë fushatës se do të sigurojë më shumë transparencë për vrasjen e Presidentit, Administrata ka marr përsipër zbardhjen e ngjarjes.
Për këtë do të analizohen dhe publikohen të gjitha dokumentet rreth çështjes.
Përfaqësuesja Anna Paulina Luna, kryetare e Task Forcës për Deklasifikimin e Sekreteve Federale, tha se:
“Duke hetuar dosjet e sapo publikuara, duke u konsultuar me ekspertë dhe duke gjurmuar stafin e mbijetuar të komiteteve të ndryshme hetimore, grupi i punës do të arrijë në fund të këtij misteri dhe do të ndajë gjetjet me popullin amerikan”.
Pjesëmarrja e Oliver Stonne si dëshmitar lidhet me rolin e tij si regjisor i filmit “JFK”, i cili sfidoi versionin zyrtar të vrasjes së Presidentit Kennedy.
Ai tregon se vrasja e tij ka qenë një komplot i nivelit të lartë.
Ndërsa vrasja e presidentit Kennedy i është atribuuar vetëm një personi të vetëm, Lee Harvey Oswald, Stone ka pretenduar më herët se Kennedy nuk u vra nga një vrasës i vetëm dhe beson se disa pjesëtarë të komunitetit të inteligjencës amerikane ishin të përfshirë.
Sipas disa sondazheve të bëra tregojnë se shumë amerikanë besojnë se vrasja ishte rezultat i një komploti.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet